back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaBotëArratisen katër shqiptarë nga burgu, zbardhet plani

Arratisen katër shqiptarë nga burgu, zbardhet plani

Të ngjajshme

PEJË – KUSH FITOI SOT TEK KASTRATI NË LOJËN “MBUSHE 15, FITO 15”?

Sot, në pikën KASTRATI në hyrje të Pejës, atmosfera...

Kryeziu i bënë ‘për pesë pare’ partitë opozitare: Po tkurreni para Albin Kurtit

Ismet Kryziu nga KDI ka kritikuar ashpër partitë opozitare...

Futbollisti i Prishtinës largohet pas 2 muajsh, klubi “tregon arsyen”

Sulmuesi shqiptar, Akileu Ndreca iu bashkua Prishtinës vetëm gjatë...

Katër shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një qendër e paraburgimit në Athinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të së hënës.

Sipas informacioneve të paraprake, shqiptarët, dy prej të cilëve të identifikuar si Endrit Bagaj, Alesio ose Astrit Xhelo, mbaheshin në një qeli,në pritje të transferimit në burgje të ndryshme të vendit.
Pak ditë më parë të arratisurit kishin qenë protagonistë të një episodi dhune në burgun e Koridhalos në Athinë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Burime policore thanq se fillimisht njëri prej të arratisurve, ka kërkuar ndihmën e parë pasi ishte sëmurë, por sapo në qeli kanë hyre policët për të pare se çfarë po ndodhte, tre të dënuarit e tjerë i kanë kërcënuar, duke iu vënë armë të mprehta në fyt. Më pas shqiptarët iu kanë marrë armët dhe i mbyllën policët në qeli.

Të armatosur, shqiptarët e dënuar arritën që të kapnin në befasi edhe gardianët e tjerë të burgut, duke i çarmatosur. Kaq ka mjaftuar që ata të arratisen. Ngjarja në fjalë ka ngritur policinë greke në këmbë, e cila është vënë në kërkim të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz