Armando Broja ndryshon menaxherët, kalon te agjencia që përfaqëson edhe Guardiolën

Armando Broja ka ndryshuar kompaninë që menaxhon karrierën e tij, duke u larguar nga “Team Raiola” dhe duke kaluar zyrtarisht te “SEG – Sports Entertainment Group”.
Agjencia e re e sulmuesit shqiptar ka në menaxhim emra të njohur të futbollit, mes tyre edhe trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola. “SEG” është një kompani holandeze e menaxhimit sportiv.
Ndryshimi vjen në ditët e fundit të merkatos, në një moment kur e ardhmja e Brojës mbetet ende për t’u përcaktuar.
Sulmuesi 24-vjeçar ka nisur sezonin me Bërnlin dhe ka pasur hapësirë si titullar, por nuk ka arritur të lërë gjurmë në paraqitjet e tij.

Lexo edheArabia Saudite i del në përkrahje Infantinos
Broja iu bashkua Bërnlit verën e kaluar, në një transferim që u raportua se kishte kushtuar rreth 20 milionë paund.
Tashmë, me pak ditë nga mbyllja e merkatos, vëmendja është te e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe nëse ndryshimi i agjencisë do të shoqërohet edhe me një lëvizje të re në karrierën e tij.














