BallinaSportArijan Topallaj, luftëtari shqiptar që synon majat e suksesit në UFC

Arijan Topallaj, luftëtari shqiptar që synon majat e suksesit në UFC

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Sportet luftarake kanë qenë tradicionalisht të preferuara për shqiptarët nga ku kanë dalur edhe shumë sportistë që kanë prekur majat e suksesit.

Arijan Topallaj, një shqiptar i lindur e i rritur në Gjermani është një talent i jashtëzakonshëm që po shkëlqen me paraqitjet e tij në MMA, shkruan GazetaBlic.

22 vjeçari me prejardhje nga Drenica, por i lindur në Schwarzwald të Gjermanisë, e ka nisur mbarë karrierën e tij në këtë sport, atje ky synon që një ditë të jetë njëri ndër emrat e krenarisë për çdo shqiptarë në botë.

Që nga fëmijëria ai e ka shfaqur pasionin e tij të madh për garat luftarake, kurse që tre vjet është aktivizuar në klubin “Planet-eater” ku pronar dhe trajner është Peter Sobota, luftëtari më i mirë gjerman i cili ka luftuar për disa vite në UFC.

Topallaj ka deri më tash tri ndeshje të zhvilluara në oktagon, ku të parën e fitoi me pikë, ndërsa të dytën dhe të tretën e fitoi me nokaut.

Luftën e tretë e zhvilloi sot duke e detyruar kundërshtarin që ta dorëzoi luftën për shkak se e kishte nën kontroll të plotë, me të ashtuquajturën brenda këtij sporti “Anaconda Choke”.
Topallaj u deklarua shumë i lumtur për fitoren e tij në një prononcim për GazetaBlic Sport.
Ai tha se është i lumtur me fitoren e tij si dhe konfirmoi që tashmë do të udhëtojë në Suedi, atje ku për 1 muaj do të qëndrojë për ushtrime në kampin e Ilir Latifit.

“Jam shumë i lumtur për fitoren time të sotme dhe natyrisht më shumë për shkak se kam arritur që përgatitjet e mija t’i dëshmoi edhe sot në ndeshje. Gjithçka shkoi sipas planit tim. Kam pasur disa vështirësi të mëdha në përgatitje e ushtrime në saje të pandemisë dhe kufizimeve që janë në Gjermani” tha fillimisht Topallaj për GazetaBlic Sport. 

Javën e ardhshme do të udhëtojë për në Suedi, atje ku do të bashkangjitem në kampion e Ilir Latifit, më të suksesshmit për mua në këtë sport. Atje do të qëndrojë rreth 1 muaj dhe do të jetë kënaqësi e madhe për mua për faktin se Ilir Latifi është edhe idolli im. Besoj që kjo do të më ndihmojë edhe në hapat e ardhshëm të karrierës time” përfundoi Topallaj.

Pavarësisht se është lindur dhe rritur në Gjermani, Topallaj vazhdimisht ka qenë i lidhur ngushtë me vlerat e mëdha kombëtare shqiptare. Flamuri kuq e zi është pjesë e tij në secilën luftë që ai e zhvillon dhe natyrisht ndjesia e tij për të është e madhe.

Në bazë të filleve të tij të para në këtë sport pritet shumë nga ana e tij dhe pse jo që një ditë të jetë edhe me suksese kulminante në nivelin më të lartë të këtij sporti, në UFC.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz