BallinaLajmeArifi: VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet – pres probleme edhe për...

Arifi: VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet – pres probleme edhe për nënkryetarët e kuvendit

Të ngjajshme

Arti i Azi-Paqësorit në Londër

Britania duket se më në fund po i kushton...

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Opinionisti Avni Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i vendosë partitë e tjera përpara aktit të kryer kur po e propozojnë një kandidat për kryetar kuvendi.

Kjo sipas Arifit pasi partitë e tjera s’po kanë kohë as hapësirë ta diskutojnë, teksa shtoi se e gjithë Kosova po e paguan çmimin e mos-konstituimit të kuvendit.

“Nesër, vetëm nëse opozita e befason Kurtin, pasi si duket që Kurti do të kujdeset që secilin kandidat që e zgjedh, në bindjen e tij duhet të ketë bindje të plotë që ka konsensus te partitë opozitare për të mos e votuar, e uroj që partitë opozitare ta befasojnë dhe ta zgjedhin një kryetar”.

“Pastaj, vijmë te hapi tjetër që pritet se do të ketë ‘mina’ të tjera, pasi VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet. Si duket nuk i ka votat. Pres probleme edhe për nënkryetarë, pastaj pres edhe me Listën Serbe që kanë thënë se nuk e pranojnë, pra vazhdimisht shoh “mina” në krijimin e institucioneve”, tha Arifi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Nesër, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e radhës konstituive nga ora 11:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz