BallinaLajmeArifi: Irani po përdor Ngushticën e Hormuzit si levë të vetmen presioni,...

Arifi: Irani po përdor Ngushticën e Hormuzit si levë të vetmen presioni, reagimi amerikan mund të jetë vdekjeprurës

Të ngjajshme

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, ka komentuar zhvillimet...

Mësohet gjyqtari për ndeshjen vendimtare mes Manchester Cityt dhe Arsenalit

Kjo fundjavë është ndoshta më e rëndësishmja e sezonit...

Trump: Nuk ndryshon afati për luftën me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se afati kohor i...

Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINTI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka folur rreth bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.

Ai, lidhur me këtë çështje ka folur edhe rreht mundësë së shkeljes së armëpushimit mes SHBA-ve dhe Iranit.

Arifi ka theksuar se paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Trump, se marina amerikane “Nëse ndonjë nga këto anije (iraniane) i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë”, duhet të merren seriozisht.

“Është më mirë me i pa veprimet e tinaj në terren se sa fjalët”, ka thënë ai.

Sipas Arifit, katër objektivat amerikane duhet të arrihen.

“Përfundimi permanent i uraniumit të pasuruar, projektet nukleare; ndërprerja e zhvillimit të kapaciteteve balistike të cilat u pa se përdoren për të rrezikuar vendet në rajon. Shumë e rëndësishmja, po besoj është ajo që në këto 10 vitet e fundit financimi ‘proxy’, pra kemi luftë në Jemen, financimi i Huti-ve që është duke kushtuar me dhjetëra mijëra jetë njerëzish, financimi i Hezbollah, Hamas, këto duhet të ndërpriten njëherë e përgjithmonë dhe normalisht Strait of Hormuz duhet të mos përdoret si levë ekonomike apo politike”, ka thënë ai në FIVE.

Ai ka shtuar se Ngushtica e Hormuzit është e vetmja levë që i ka mbetur Iranit, për të, siç tha ai, “me shantazhu botën”.

Vendosja e 12 minave iraniane në këtë ngushticë, sipas Arifit, tregon se Irani nuk ka kapacitete detare për t’i tërhequr ato, edhe nëse e din se ku janë vendosur.

“Kapacitetet e Iranit për me i heq minat janë të kufizuara edhe sikur të mos ua kishte shkatërruar SHBA… Po flasim për mina Maham 4 dhe Maham 9 dhe i kanë rreth 9 mijë copë. Ata kanë kërcënuar se do t’i vendosin edhe në Gjirin Persik, i cili do të ishte një problem shumë më i madh, mirëpo reagimi ushtarak amerikan do të ishte vdekjeprurës”, ka thënë ai.

Më tej ai është shprehur se Irani e ka vetëm një qëllim, atë të mbijetesës së tyre nga konflikti me SHBA-të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz