back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeArian Tahiri e demanton Pecin për bashkëpunimin e Jugut me Veriun :...

Arian Tahiri e demanton Pecin për bashkëpunimin e Jugut me Veriun : Kemi bashkëpunu i kemi ndërtu dy ura, jemi shumë krenarë

Të ngjajshme

Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Faton Peci i është kthyer përsëri çështjes së veriut, duke thënë se pjesa jugore e ka humbur mundësinë e artë që të bashkëpunojë me pjesën veriore pasi, sipas tij, atje ka qenë një kryetar legjitim, sic është Erden Atiq.

Peci thotë se ekzekutivi i Mitrovicës së Jugut nuk ka bashkëpunuar me Veriun, në projektin për impiantin e ujërave të zeza që përfshinë dy pjesët e Mitrovicës.

Kandidati i PDK’së, Arian Tahiri i ndërhyn, duke thënë se nuk është e vërtet dhe se kanë bashkëpunuar dhe e kanë përfshirë edhe Mitrovicën e Veriun.

Pjesë nga debati i tyre në Kanal10:

Peci: Aktualisht ekzekutivi i komunës në Jug e ka pas një mundësi të artë me i adresu shumë tema, sic është psh: Impiantit të ujërave të zeza, që e rrok edhe Veriun edhe Jug.

Tahiri: E kena trajtu e kena shti edhe Mitrovicën e Veriut, dhe nuk ka qenë e përfshirë por na e kemi shti

Peci: Asnjërit nuk i ndërhyra, as ty e as Gëzimit

Tahiri: Por po flet konstatime të pasakta, spo kam qare pa të ndërhy.

Peci: E kanë pas mundësi të arta me bashkëpunu me Veriun për shkak të një kryetari shumë legjitim

Tahiri: Kemi bashkëpunu dhe i kemi ndërtu dy ura, për të cilat jemi shumë krenarë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz