BallinaLajmeArben Gashi nuk ngopet së piri ujë pas përplasjes me Xhavit Halitin...

Arben Gashi nuk ngopet së piri ujë pas përplasjes me Xhavit Halitin (Foto)

Të ngjajshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti sot ka shtyer me trup deputetin e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashin, ku për pak ka rezultuar me përplasje fizike.

Haliti e shtyu Gashin, por deputetët e  tjerë shmangën një përkeqësim të situatës.

Përplasja me tyre ka nisur që ditën e djeshme, kur Haliti nuk ia kishte dhënë fjalën Gashit e që më pas të dy kishin eskaluar duke e fyer njëri-tjetrin.

Pas tërë kësaj situate, në Kuvend është parë se si deputetët e LDK-së janë bërë bashkë dhe diskutonin diçka me Arben Gashin.

Ky i fundit nuk ndalet së piri ujë. Kamera ka kapur deputetin e LDK-së teksa vazhdimisht pinë ujë, ndërkohë që kolgeu i tij Naser Kelmendi e të tjerët e këshillojnë diçka, raporton Periskopi.

Haliti për mediat tha se vetëm kishte rrëshqitur, pa pasur në plan të sulmonte Gashin.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, ka thënë Haliti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas konsultimit me shefat e grupeve parlamentare, deklaroi se janë pajtuar që situata e sotme të mos përsëritet më, ndërsa pohoi se do të marrin masa sipas rregullores.

Veseli kërkoi mirëkuptimin e deputetëve që të tejkalohet kjo situatat dhe të harrohet.

Ai po ashtu tha se sjellja fyese në Kuvend është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndërsa pohoi se do të marrin masa sipas rregullores.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdulla Hoti kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që të ndërmerren masa ndaj Xhavit Haliti, pasi që sipas tij e ka sulmuar deputetin Arben Gashi.

Reagimi i Hotit ka ardhur pasi e kanë parë filmimet e mediave, ku sipas tij shihet qartë që Haliti e ka sulmuar qëllimisht deputetin Gashi.

Në të kundërtën sipas Hotit ata nuk do të qëndrojnë në seancë ku po votohen kandidatët për gjyqtarë të  Gjykatës Kushtetuese./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz