Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka treguar një bisedë interesante me ish-gazetaren Arbana Xharra. Ai mes tjerash ka pretenduar një dëshirë të Xharrës që sipas tij nuk do t’i realizohet kurrë.
Fillimisht ka pranuar se me Arbana Xharrën është takuar disa herë, ka thënë se Xharra kishte shprehur dëshirë t’ia prekte dorën.
Por imami ka thënë se këtë dëshirë nuk do t’ia realizojë kurrë.
“Arbana Xhara ka ardhur në shpi teme tek unë dy herë. Edhe unë kam shkuar në zyre”.
“Arbana Xhara më ka thënë se më ka mbet merak me ta prek dorë. I kam thënë se nuk ki me ma prek kurrë”, ka thënë Krasniqi.