Apple drejt blerjes së Shazam-it

Apple ka hyrë në bisedime për të blerë Shazam softueri i të cilit identikon muzikën dhe këngën duke drejtuar telefonin drejt burimit të saj raportoi TechChrunch.
Aplikacioni i Shazam në iPhone është i integruar me asistentin dixhitale Siri të Apple. Përdoruesit e iPhone me Shazam të instaluar mund të pyesin Sirin “Hey Siri, what’s that song?” dhe aplikacioni menjëherë do e identifikojë.
Por Shazam ka veçori të tjera si identifikimi i shfaqjeve televizive diçka e pamundur me Sirin.
Sipas TechCrunch Apple është e gatshme të paguajë deri në 400 milion dollar dhe marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.
Lexo edheFacebook do të përdorë më shumë njohje fytyr
Shazam, me zyra qendrore në Britani kishte ngritur në të kaluarën 143 milion dollar nga DN Capital, Institutional Venture Partners dhe Kleinder Perkins.
Çmimi që TechCrunch raporton është shumë larg vlerës prej 1 miliard dollar të Shazam raportuar së fundi nga PitchBook.
Me blerjen e Shazam, Apple do të përmirësonte shërbimin e muzikës Apple Music. Që nga mesi i 2017-ës Apple Music kishte 27 milion abonentë me pagesë, ose më pak se gjysmën e abonentëve që ka Spotify. /CIO Albanian














