back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeApostolova: Nuk komunikoj me politikanë të akuzuar

Apostolova: Nuk komunikoj me politikanë të akuzuar

Të ngjajshme

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë vazhdojnë, SHBA-të thonë se është arritur përparim

Bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë arritjen e...

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Hamza: Nga Prizreni e nisim fushatën – koha për veprim ka ardhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka theksuar se sundimi i ligjit është prioriteti më i rëndësishëm i tyre, prandaj janë të kufizuar në komunikimet dhe takimet me politikanë-zyrtarë të lartë, që kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë. Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ajo ka folur edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushte këto për të cilat BE-ja nuk do të bëjë kompromis për heqjen e vizave..

Sundimi i ligjit është prioriteti më i rëndësishëm për Bashkimin Evropian në Kosovë, prandaj është shumë me rëndësi që kjo të respektohet nga politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetëror në vend.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe unë personalisht jemi shumë të kufizuar në komunikimet dhe në kontaktet me politikanët që kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke shtuar se është shumë me rëndësi që politikanët kosovarë duhet të tregojnë forcë dhe përgjegjësi që t’u binden këtyre parimeve, transmeton zeri.info.

E para e BE-së në Kosovë gjatë kësaj interviste ka thënë se drejtuesit e lartë evropianë e kanë bërë të qartë se janë dy kushte për heqjen e vizave për Kosovën: Demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo ka shtuar se BE-ja nuk propozon zgjidhjen për Demarkacionit, por kjo, sipas saj, duhet të zgjidhet midis Malit të Zi dhe Kosovës dhe kërkon që Marrëveshja sa më parë të votohet në Parlament. “Po e theksoj se për ne është me rëndësi rezultati përfundimtar. Duhet ta kemi Demarkacionin e votuar. Nëse të dyja vendet vendosin të bëjnë marrëveshje të ndryshme, kjo është çështje e tyre. Por, duhet të jeni të vetëdijshëm se pa një zgjidhje përfundimtare për Demarkacionin dhe të arriturat në luftën kundër korrupsionit Bashkimi Evropian nuk do ta marrë asnjë vendim politik për të hequr dorë nga këto dy kushtëzime”, ka thënë mes të tjerash Apostolova në intervistën për “Zërin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz