BallinaLajmeApostolova në ditën e Europës: Duam ta shohim Kosovën pjesë të BE'së

Apostolova në ditën e Europës: Duam ta shohim Kosovën pjesë të BE’së

Të ngjajshme

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova në shënjimin e Ditës së Europës në Kosovë, ka thënë se BE’ja do që shumë shpejtë ta shohë Kosovën pjesë të tyre.

Aktivitete të shumta ka pasur sot për shënimin e Ditës së Europës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, por edhe Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Sot festojmë vlerat europiane. Vlerat si të drejtat e njeriut, siguria, arsimi për të rinjtë, barazia gjinore, jeta transparente politike, janë këto të cilat unë i shohë në Kosovë”, ka thënë Apostolova.

Shefja e BE’së ka thënë se janë mbështetës për Kosovën, pasi vendi ka nevojë për rrugën europiane, duke shtuar se “ne duam që shumë shpejt ta shohim Kosovën pjesë të Bashkimit Europian”.

Edhe më herët, përmes një video mesazhi, Shefja e BE’së në Kosovë ka thënë se Bashkimi Europian është në Kosovë për t’i dhënë mbështetje popullit në kapjen e mundësive të shumta, si në arsim, stabilitet dhe rritje ekonomike.

Në atë video mesazh, Apostolova ka përmendur edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për të cilën tha se BE’ja ia ka ofruar këtë marrëveshje Kosovës pasi dëshiron ta shohë të suksesshme./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz