BallinaRegjionaleApel: 13 vjeçarja Rinesa Maliqi nga Dobërlluka e Vushtrrisë ka nevojë urgjente...

Apel: 13 vjeçarja Rinesa Maliqi nga Dobërlluka e Vushtrrisë ka nevojë urgjente për ndihmën tonë

13 vjeçarja  me emrin Rinesa Maliqi nga Dobërlluka e Vushtrrisë është diagnostifikuar me Anemia Aplastike.

Herën e parë Rinesa eshte trajtur jasht vendit por pa sukses ku është ndihmuar nga Fondi i Ministrise së Shendetesisë.

Rinesa është kthyer nga trajtimi i pasuksesshëm  me rekomandimin e mjekëve të spitalit se trajtimi i saj duhet të vazhdoj duke kërkuar një donator tjetër për transplant, kjo nënkupton që edhe mjetet financiare kërkohen te holla qe familja nuk ka mundesi.

Gjate kësaj kohe te qëndrimit ne Kosove Rinesa po ka nevojë vazhdimisht për trajtim në QKUK-Kliniken e Pediatrisë ne Repartin e Hemato-Onkologjisë për shkak të gjendjes së saj të renduar, ku edhe mjeket e Klinikës në Prishtinë kane kërkuar qe vazhdimi i trajtimit të Rineses jashtë vendit është urgjent, ku duhet te përsëritet transplanti i palcës kockor, ku çdo vonesë mund te ketë pasoja fatale për Rinesën.

Operimi do te kushtoje reth $140.000 dollarë. Të interesuarit për ndihmë mund të kontribojnë në linkun në vijim :Linku.