back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaAnsambli i qytetit të Mitrovicës merrë përkrahje nga qeverisja komunale

Ansambli i qytetit të Mitrovicës merrë përkrahje nga qeverisja komunale

Të ngjajshme

Çitaku: Pa shumicë të re parlamentare më 28 dhjetor, demokracia shkon drejt fundit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

 

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari, Safet Kamberi, kanë takuar sot një grup të anëtarëve  të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Qytetit, me të cilët kanë biseduar për punë, aktivitetet dhe vështirësitë me të cilat përballen ata në punën e tyre.
Kryetari Bahtiri, ka përgëzuar ata për angazhimin dhe punën e vazhdueshme që kanë bërë, duke shënuar rezultate me të cilat krenohet edhe komuna.“Ju përgëzoj për punën dhe ju inkurajoj që të prezantoni denjësisht këngën, vallen dhe traditat tona, kudo që paraqiteni”, ju tha atyre kryetari Bahtiri.
Ndërsa anëtarët e Ansamblit, pas prezantimit të punës së tyre dhe  problemeve me të cilat ballafaqohen, kanë kërkuar gjetjen e mundësive për mbështetje të aktiviteteve të tyre, përfshirë këtu edhe kompensimin për punën që ata bëjnë.
Lidhur me  kërkesën e tyre, kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Kamberi thanë se Kuvendi Komunal është duke punuar në gjetjen e mundësisë financiare për mbështetje të projekteve të Ansamblit, duke përfshirë këtu edhe kompensimin për anëtarët e këtij ansambli.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Qytetit në Mitrovicë, është  një ndër ansamblet më të suksesshme në vendin tonë, i cili ka prezantuar denjësisht vlera të mirëfillta të këngëve, valleve dhe traditave të rajonit të Mitrovicës e më gjerë, duke marrë pjesë në shumë festivale, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, ku  ka arritur rezultate të lakmueshme.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz