Ankohet Trump pasi nuk i lejohet të shikojë porno në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është i mërzitur që atij nuk do t’i lejohet të shikojë porno në Shtëpinë e Bardhë, pohon Mika Brzezinski për “MSNBC”.
“Unë e di se dikush i cili flet së fundmi rreth jetës së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe pakënaqësia e madhe e Trump që atij nuk po i lejohet të shikojë porno në Shtëpinë e Bardhë”, tha Brzezinski. “Pra, merreni këtë lajm, ai është i mërzitur që nuk mund të shikojë pornografi në Shtëpinë e Bardhë”.
Brzezinski këto komente kontraverse i bëri për “MSNBC Live” të enjten, ku u shfaq si mysafir për të diskutuar komentet që avokati i Trump Rudy Giuliani bëri në lidhje me mungesën e kredibilitetit të yllit për filmat e rritur Stormy Daniels në dritën e karrierës së saj.
“Hipokrizia është befasuese”, tha ai, para se të shkëmbejnë disa fjalë rreth Trumpit, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Lexo edheAustria përjashton imamë dhe mbyll shtatë xhamia
Gjithashtu Brzezinski foli edhe për avokatin e Trump, Giulianin ndaj mos-respektit që kishte treguar ndaj Daniels.
“Unë nuk e respektoj një yll pornografie ashtu siç respektoj një grua karriere apo një grua me thelb apo një grua që… nuk do ta shesë trupin e saj për shfrytëzim seksual”, tha ai./Periskopi/














