back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAnkohet biznesmeni kosovar: Dogana po sillet si ‘milicia’ serbe

Ankohet biznesmeni kosovar: Dogana po sillet si ‘milicia’ serbe

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Biznesmeni kosovar, Burim Piraj është ankuar ndaj zyrtarëvë doganorë në komunën e Fushë-Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një reagimi në Facebook, Piraj shprehet se janë shumë armiqësorë dhe sillen në mënyrë të vrazhdë sa herë që dërgon dikë që të bëj pagesën dhe të merr gjësendet që i i ka blerë online.

Sipas tij ata po sillen si ‘milicia’ serbe, ani pse marrin pagë të mirë.

Reagimi i plotë:

Unë shpesh blej online gjëra të ndryshme!

Se di pse zyrtarët doganorë në Fushë Kosovë janë aq shumë armiqësor dhe sillen në mënyrë të vrazhdë sa herë që e dërgoj ndonjë që të bëj pagesën dhe të merr gjësendet që i kam ble.

Edhe marrin paga të mira edhe nga dembelia sillet si “milicia” serbe.

Ka shumë herë kjo që përsëritet edhe dje njëjtë.

Jemi vend i lirë dhe sidomos kur paguan doganë individi pse të keq trajtohet??

Zoti e ruajt Kosovën!

Të Fundit

Sport

ShowBiz