Ankohet banori i Rezallës: Ja në çfarë gjendje është rruga jonë (FOTO)
BILLI

Lexo edheAZHVR dhe Komuna e Skenderajt organizuan sesion informues për grante për biznese

Një banor i fshatit Rezallë të Skenderajt ka shkruar në adresë të DrenicaPress për gjendje e keqe në të cilën është rruga e lagjes Zabeli.
Ai ka thënë se kërkesa e tyre për asfaltimin e rrugës nuk po gjenë përkrahje nga komuna e Skenderajt.
Sipas tij banorët kanë bërë kërkesë qe 5 vite për asfaltimin e kësaj rruge, por vazhdojnë të kalojnë nëpër baltë e ujë, në pritje të investimeve në këtë rrugë të shkurtër 300 metra.
“Spaku 5 vite që bëhen nga kërkesa jonë për asfaltimin e kësaj rruge mbi 300 metra, por asnjëhere s’kanë qenë as për ta vizituar institucionet kumunale. Kjo a më shumë se tmerr, kur të shohësh që një nxënës i kalsës të parë dhe të dytë, ka me kalue kësajde, me dal me prit kombin për me shkue në shkollë edhe me shkue me këpucët me baltë në shkollë”, ka shkruar ky banor./Drenicapress


Lexo edheAZHVR dhe Komuna e Skenderajt organizuan sesion informues për grante për biznese



