Viola Von Cramon, Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Viola Von Cramon, e mirëpritur pezullimin e tarifës 100 përqind nga Albin Kurti, kryeministri i vendit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ajo ka shkruar se Këshilli Evropian duhet të vlerësoj këtë.
“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës (në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Cramon në Twitter.