Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Muhamet Bytyqi iu ka drejtuar kandidatit për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka për fjalët që sipas tij i kishte thënë dikur për Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.
Bytyqi ka thënë se Zeka dikur thoshte se Visar Ymeri ua kishte harruar hajnitë Haradinajt e Limajt, por sipas Bytyqit, tani Zeka u bashkua me AAK-në e Nisman me ‘shpresën për të zhvatur’.
“Milaim Zeka dikur kritikonte Kryetarin Visar Ymerin që gjoja ju ka harruar zhvatësve Fatmir Limaj e Ramush Haradinajt hajnit, privatizimet dhe krimet! Milaim, bashkimi jonë në protestë për me mbrojt Republikën, ishte bashkim në protestë, ku mundësia për të zhvatur nuk ekziston, ndërsa ti Milaim u bashkove me AAK-NISMA me shpresën për të zhvatur. Por as ata e as ti Milaim, pas 11 qershorit nuk do të zhvatni më Kosovën”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në “Facebook”.