back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeAnalisti tregon sa përqind të votave mund t’i marrin partitë politike në...

Analisti tregon sa përqind të votave mund t’i marrin partitë politike në këto zgjedhje

Të ngjajshme

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

MTV VMA/ Mariah Carey vesh fustanin që kap shifrën 10 milionë dollarë

Mariah Carey jo vetëm që u rikthye fuqishëm në...

Analisti, Naim Rashiti, ka thënë se gara për zgjedhjet e 6 tetorit, do të jetë më e ashpër se asnjëherë më parë, përcjellë Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, Rashiti, ka thënë se blloqet politike, të cilat i ka ndarë në katër sosh, do t’i marrin mes 19/20% dhe 26/27% të votave.

Sipas tij, në këto zgjedhje, dalja e votuesve do të jetë shumë më e lartë, teksa ka kërkuar nga politikanët, që të bëhen të sinqertë dhe të tregojnë se si do t’i zgjidhin 11 gjëra, të cilat i ka renditur Rashiti.

Postimi i tij i plotë:

Katër blloqe të mëdha politke garojnë kesaj here. Moti kohë gara nuk ka qenë me e hapur dhe drejtë. Këto blloqe do të marrin mes 19/20% dhe 26/27%

Tani është bërë edhe për votuesin më e qartë… Katër blloqe të mëdha dhe koalicioni NISMA-AKR do të shaktojnë garë të vertetë kesaj radhe dhe dalja e votuesve do të jetë edhe më e madhe.

Por kësaj here ata duhet të bëhen të sinqert, ata duhet të tregojnë drejt se,

1. Si do të ia bëjnë me politikat vendore, burokracinë, bordet e rregullatoreve, kompanitë publike, qështjen e veteranëve, ambientin etj.
2. Si do të përshpejtojnë implementimin e MSA-së dhe ERA-s, duke përfshi ERA II
3. Si të përmisojnë rendin dhe ligjin, bëjnë rishikimin e plotë funksional
4. Sa ministra dhe zevendës ministra do të I ketë qeveria e tij/saj
5. Si do të siguronë liberalizimin e vizave
6. Si do të hapin tregun për investime të reja, dhe rrisin konkurencen
7. Si do të depolitizojnë dhe përmisiojnë rrënjsishëm arsimin
8. Si do ta ulin papunësinë dhe rrisin zhvillimin ekonomik
9. Si do të integrojnë veriun dhe bashkëpunojnë me serbët
10. Si të pëmisojnë dukshem politikën e jashtme dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

11. Si do të ndërtojnë koncensusin e brendshëm politk e shoqëror për dialogun me Serbinë.

Lista është e pafund dhe e madhe për cdo qeveri që vie….

Përtej debateve, se shpejti do të kuptojmë se qeveria e re do të merren me prioritetet e rendesishme apo do të vazhdojnë me agjenda të mëdha ngulfatëse….

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz