back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAnalisti politik: LDK ka vetëm dy opsione për formimin e qeverisë!

Analisti politik: LDK ka vetëm dy opsione për formimin e qeverisë!

Të ngjajshme

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy rrugë për të tejkaluar ngërçin politik, me krijimin e institucioneve të reja.

Edhe pse është renditur si partia e dytë për nga numri i votave, analistët e shohin në pozitë të rëndësishme.

Besnik Desku, njohës i zhvillimeve politike pohon se LDK aktualisht ka vetëm dy zgjidhje për të krijuar qeverinë e re. E para, sipas tij është për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e lënë jashtë ujdisë postin e Presidentit.

“E para është që duhet të bëjë një përpjekje për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëndosje për të qenë Albin Kurti Kryeministër dhe 4 ministri ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ta ketë Kryeparlamentarin dhe 6 ministri, ndërsa sa i takon postit të Presidentit të zgjedhet një person apolitik që do të ishte figurë konsensuale dhe unifikuese për të gjitha partitë politike dhe qytetarët”, tha ai.

Ndërkaq, opsioni i dytë sipas Deskut është që të nis negociatat për qeverinë e re me AAK dhe Nisma, duke e marrë postin e Presidentit dhe duke shtuar edhe numrin e ministrive nga 12 pët sa janë dakorduar me VV-në në 16 ministri.

“E dyta LDK duhet të mendoj kohën e Dr. Ibrahim Rugovës dhe t’ia jap postin e Kryeministrit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe tri ministri, ndërkaq LDK të marrë postin e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe tetë ministri, ndërkaq Nisma Socialdemokrate të marrë postin e zv Kryeministrit dhe tri ministri, derisa dy ministri tjera minoritetet që në përgjithësi do të bëjnë 16 ministri”, tha Desku.

Ndryshe, LDK dhe LVV ka disa ditë që kanë nisur bisedimet për bashkëqeverisje, por pajtueshmëria rreth planit qeverisës nuk është konsideruar si pikë e fort e dy partive, pasi që ndarja e hiseve po del të jetë problem më i madh për to./ Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz