back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAnalisti Imer Mushkolaj ia përmend Ismajlit vdekjet e dyshimta në mandatin e...

Analisti Imer Mushkolaj ia përmend Ismajlit vdekjet e dyshimta në mandatin e tij

Të ngjajshme

Gazetari dhe analisti Imer Mushkolaj ia ka përmendur vdekjet e dyshimta gjatë mandatit të tij ish-ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli. Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia pas vdekjes së 26-vjecarit Agon Musliu në Qendrën e Studentëve ku ishte duke qëndruar në karantinë.

Mushkolaj ia ka përmendur Ismajlit vdekjen e gruas në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK e cila kishte rënë nga kati i katërt në janar 2018. Ai po ashtu ka përmendur edhe vdekjen e dyshimtë të 19-vjeçarit Drin Lekaj më 6 gusht 2018, transmeton Gazeta Shneta.

“Një grua kishte vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë, një i ri nga Drenasi ka vdekur në QKUK. Këto janë vdekje të dyshimta për të cilat askush nuk ka dhënë dorëheqje”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai i ka përmendur këto vdekje gjatë diskutimit me Ismajlin në emisionin Debat Plus për cështjen e dorëheqjes së politikanëve në rastet e vdekjeve të dyshimta dhe vetëvrasjeve.

Gazeta Shneta ka raportuar në vazhdimësi për këto raste dhe asnjëra prej tyre ende nuk janë zgjidhur nga drejtësia. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz