Paralajmërimi nga Lul Raka: Vala e dytë e koronavirusit, e pashmangshme

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme, duke e theksuar rëndësinë e testeve serologjike.
Ai ka shpjeguar se këto teste tregojnë se sa për qind e popullatës e ka pasur infeksionin me COVID-19.
“Momentalisht është me rëndësi të duhet kush është i infektuar. Por me rënien e numrit të rasteve, tani me rëndësi është që në Kosovë të dihet se sa persona e kanë kaluar pa simptome”, ka thënë ai, duke thënë se përhapja nga personat asimptomatikë ka qenë “benzina” që i ka dhënë hov pandemisë në botë.
Megjithatë, ai ka thënë se deri në valën e dytë, secili shtet i ka afat katër deri në pesë muaj, për t’u përgatitur “me teste, me respirator dhe gjithçka që mungon”.

Lexo edheKurti thumbon keq Thaçin dhe Veliun për gjendjen e jashtëzakonshme
“Dhe përgjigja ka me qenë shumë aktive dhe shumë më agresive”, ka thënë ai.
Sipas Rakës, element i disfavorshëm në sezonin e ardhshëm është fakti se koronavirusi dhe ai i gripit sezonal përkojnë në të njëjtën kohë. Ai megjithatë ka shtuar se testet duhet të vazhdojnë edhe pas zbutjes së masave.
“Një prej parakushteteve për lirimin e masave është që të ketë kapacitete testuese në vazhdim”, ka thënë Raka, duke shtuar se me rëndësi është që të kuptohet se lirimi nuk nënkupton dalje masive.














