back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAnalisti i njohur politik: Qeveria Kurti do të bie, Avdullah Hoti bëhet...

Analisti i njohur politik: Qeveria Kurti do të bie, Avdullah Hoti bëhet kryeministër

Të ngjajshme

Analisti i njohur politik, Ramush Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti do të bie sot dhe se Kryeministër do të bëhet Avdullah Hoti i LDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Kështu u deklarua ai në RTK, ku ndër të tjera shtoi se votat për rrëzimin e Qeverisë do të jenë të mjaftueshme.

“Qevera Kurti do të bjerë. Votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë. Qeveria Kurti rrëzohet. E vazhdon punën si qeveri në dorëheqje. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK’së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër. LDK do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme që vendi të mos shkojë në zgjedhje

“Menjëherë javën tjetër pres formimin e Qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër’’, tha ai

Kujtojmë se sot, saktësisht pas 30 minutash, pritet të fillojë seanca e thirrur nga LDK për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz