back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaSportAmorim: Do të vazhdojë t’i bëjë gjërat sipas mënyrës sime

Amorim: Do të vazhdojë t’i bëjë gjërat sipas mënyrës sime

Të ngjajshme

Ruben Amorim, i cili është kritikuar ashpër, për rezultatet negative në fillim të këtij sezoni.

Ai foli edhe për ndikimin që Sir Jim Ratcliffe mund të ketë në vendimet e tij, duke thënë se as ”Papa” nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi do të vazhdojë ti bëj gjërat ashtu siç do ai, shkruan IndeksOnline.

“A kërkon Z. Jim Ratcliffe të ndryshojë sistemi? Jo, jo, jo. Asnjëherë. As Papa nuk mund ta bëjë!. Kjo është puna ime, përgjegjësia ime, kjo është jeta ime. Sistemi do të ketë një evolucion dhe unë po i bëj gjërat në mënyrën time. Shpresoj se do të kem kohë për të ndryshuar”, ka deklaruar Amorim.

Amorim e di që vëmendja është tek ai përpara ndeshjes së së shtunës në mbrëmje kundër Chelseat, por beson se ka mbështetjen e bordit pasi foli me bashkëpronarin Sir Jim Ratcliffe të enjten në Carrington.

I pyetur se për çfarë kishin folur, trajneri i United u përgjij:

“Kontratë e re. Ai po më ofronte një kontratë të re. Jo, janë gjëra normale, vetëm për të treguar mbështetjen, duke shpjeguar se është një projekt i gjatë. Ai tha shumë herë ‘ky është sezoni im i tretë’. Për mua nuk janë, por gjëra normale.”, ka deklaruar Amorim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz