BallinaSportAmir Rrahmani reagon pas rikthimit nga lëndimi

Amir Rrahmani reagon pas rikthimit nga lëndimi

Të ngjajshme

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është rikthyer në aksion, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për pothuajse dy muaj.

Kapiteni i Kosovës u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës më 5 shtator, dhe i mungoi Napolit dhe kombëtares dardane që nga ajo ditë.

Rrahmani e nisi nga fillimi ndeshjen ndaj Comos, pasi paraprakisht kishte qenë në bankën rezervë ndaj Pisas dhe Lecces.

Qendërmbrojtësi i kompletoi tërë 90 minutat në barazimin ndaj Comos.

Pas ndeshjes, Amir Rrahmani ka ‘reaguar’ me një postim në rrjetin social “Instagram”.

Ai ka shkruar shkurtimisht: “Të rikthehesh është gjithmonë si të rilindësh”, së bashku me disa foto të tij të ndeshjes.

Në ndeshje, Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushë.

Ai pati një saktësi të pasimeve prej 88%, kishte një top të gjatë të saktë, fitoi dy ndërhyrje, bëri dy ‘bllokada’, pati tri spastrime, katër herë rikuperoi topin dhe fitoi nëntë duele nga 11-të të tilla.

Amir Rrahmani me shumë gjasë do të jetë një nga emrat që selektori i kombëtares së Kosovës do ta ftojë për ndeshjen e nëntorit, që Kosova i luan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2026-ës.

Kosova luan fillimisht ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, teksa e pret Zvicrën më 18 nëntor në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz