back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditAmir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A dhe i katërti...

Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A dhe i katërti në botë – konfirmim i formës së jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Kur pritet të vendosen në Gjilan të burgosurit e Danimarkës?

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani,...

Në errësirë, Kosova humb rrugën drejt energjisë së ripërtëritshme

Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike...

KEK: Qe një muaj në operim të jashtëzakonshëm – njësia A5 që u ndalë mbrëmë kthehet pas disa ditësh

Korporata Energjetika e Kosovës (KEK), i është përgjigjur kritikave...

Amir Rrahmani është shpallur mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas renditjes së fundit të publikuar nga CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), ndërsa i katërti në botë.

Ky institut ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më influentë në botë për secilin rol, duke analizuar 60 kampionate në të gjithë globin.

Përzgjedhja e lojtarëve është bërë duke u mbështetur në të dhëna të detajuara të partnerëve të observatorit dhe duke marrë parasysh edhe minutat e luajtura. Gjashtë aspektet kryesore të lojës që merren në konsideratë janë: duelet ajrore, mbrojtja në tokë, shpërndarja e pasimeve, avancimi me topin, krijimi i rasteve për gol dhe finalizimi.

Në listën e mbrojtësve më të mirë, në krye qëndron ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk. Podiumi plotësohet nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit, që shpesh luan edhe si mesfushor, dhe William Saliba i Arsenalit.

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, renditet i katërti në këtë klasifikim, një super vlerësim për lojën e prishtinasit.

Ndërkohë, vendin e tetë e zë Alessandro Bastoni i Interit, kurse në vendin e 17-të është Berat Gjimshiti, shtylla e mbrojtjes së Atalantës.


Renditja e plotë e mbrojtësve më të mirë sipas CIES 

1/ Virgil van Dijk
2/ Aurelien Tchouameni
3/ William Saliba
4/ Amir Rrahmani
5/ Inigo Martinez
6/ Nicolas Otamendi
7/ Piero Hincapiè
8/ Alessandro Bastoni
9/ Dayot Upamecano
10/ Levianat Vijana
11/ Robin Le Normand
12/ Maxence Lacroix
13/ Nathan Collins
14/ Dan Burn
15/ Kim Min-Jae
16/ Murilo Costa
17/ Berat Gjimshiti
18/ Fabian Schar
19/ Olivier Boscagli
20/ Mario Gila


Ky vlerësim i CIES konfirmon nivelin e lartë të mbrojtësve shqiptarë, duke e vendosur Rrahmanin mes më të mirëve në botë dhe duke nderuar gjithashtu kontributin e Gjimshitit te Atalanta. /Telegrafi/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz