“Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri”, Haradinaj komenton deklaratën e Kurtit: Seni ma budalla që mund ta thotë dikush
dp

Lexo edheCakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri. E këtë deklaratë të tij e komentoi edhe Haradinaj në “Adresa”. Ai tha se kjo është gjëja më budalla që mund të thuhet.
Haradinaj tha se Amerika është ajo që e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri.
“Amerika që e ka e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri. A je në veti more!. Ky është seni ma budallë që mund ta thotë dikush”, shtoi tutje Haradinaj në Kanal 10.

Lexo edheCakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme