back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeAmendamentet e propozuara nga presidentja Osmani e kalojnë “testin” e Komisionit për...

Amendamentet e propozuara nga presidentja Osmani e kalojnë “testin” e Komisionit për Legjislacion, pritet të thirret seancë plenare

Të ngjajshme

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime...

Gashi kritikon Vjosa Osmani për amendamentet: Manovra politike për simpati momentale

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar...

LVV deklarohet për amendamentet e Osmanit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Tani çështja ka avancuar dhe ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen në seancë plenare.

Ndryshimet u miratuan me 6 vota pro. Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër.

Votimit i parapriu një përplasje e deputetëve të pushtetit me ata të opozitës. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, e cilësoi rrëshqitje drejt autoritarizmit “ngutinë” për votimin e këtyre ndryshimeve. Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u shprehën se nuk ka rëndësi fakti që këto ndryshime janë që gati 15 vjet në sirtar, por po propozohen në ditën e fundit të afatit për të zgjedhur presidentin e ri.

Me këto ndryshime të propozuara, presidenti i shtetit duhet të zgjidhet me votë direkt nga populli. Ato kanë qenë në sirtar që nga viti 2011, kur Gjykata Kushtetuese pati dhënë vendim duke rrëzuar disa propozime e duke miratuar të tjerat.

Nuk është bërë e qartë se kur do të ftohet seanca për t’i shqyrtuar këto ndryshime kushtetuese. Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet.

Kërkesa për ndryshime kushtetuese nga Osmani u shfaq në ditën kur presidentja po hyn në muajin e fundit të mandatit dhe që partia në pushtet nuk ia siguroi nënshkrimet për një tjetër mandat, por e propozoi Glauk Konjufcën. Deri në orën 24:00, Kuvendi ka afat për të mbajtur seancën për të zgjedhur presidentin e ri. Nëse kjo tejkalohet, siç ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, Kosova do të hyjë në “terren të pashkelur”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz