Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, kanë penguar mbledhjen e kuvendit në Drenas duke hyrë pa paralajmërim dhe ndërprerë debatin për raportin vjetorë të vitit të kaluar, shkruan Insajderi.
Rastin ka ndodhur me 30 janar të këtij viti ku po diskutohej për raportin vjetor të buxhetit të vitit kaluar. Kiliç dhe Lladrovci kishin penguar fjalimin e drejtorit të DKA-së, i cili po fliste për vonesat në pagesën e bursave.
Ambasadorja e Turqisë shihet në video teksa hynë në sallë dhe merr fjalën pa paralajmërim. Lidhur me këtë çështje ka reaguar asamblisti, Xhavit Drenori.
“Në vend që Kryetari paraprakisht të dërgonte dikënd nga stafi i tij që ta lajmëronte Kryesuesin, e ky i fundit Anëtarët e kuvendit të komunës, jo, si në “bahçe të babës” hynë dhe e ndërprenë mbledhjen në mënyrë të kundërligjshme dhe totalisht autoritare (me një fjalë: bëjë çka të dua dhe kur të dua, dhe nuk pyeti rregulla!). Jemi larg të kuptuarit që është viti 2018, e jo euforia e pas luftës”, ka shkruar Drenori në Facebook./Insajderi.com