back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeAmbasadori i OSBE-së: Gjithçka po shkon mirë me zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së: Gjithçka po shkon mirë me zgjedhjet

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...
- Advertisement -

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe ashtu siç është planifikuar.

- Advertisement -

Braathu ka folur ekskluzivisht për arbresh.info gjatë vizitës në një vendvotim në veri të Mitrovicës ku ka thënë se nuk ka ardhur në këtë pjesë për monitorim por për mbështetje të KQZ-së, shkruan arbresh.info.

“Ne nuk jemi duke bërë monitorim të zgjedhjeve sepse OSBE nuk është përfshirë në monitorim por në mbështetje të KQZ-së. Nga të dhënat që kemi, çdo gjë ka shkuar mirë dh në rregull dhe do të jemi këtu deri në fund për të përcjellë procesin”, tha Braathu.

I pyetur në lidhje me thirrjet e zyrtarëve serbë për të votuar masivisht për politikat e Beogradit, Braathu nuk ka dashur të flasë duke thënë se nuk i komenton ato.

“Ne nuk i komentojmë ato, por vetëm procesin e votimit dhe zgjedhjes”, ka deklaruar për arbresh.info ambasadori i OSBE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz