back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeAmbasadori Meidani dërgon nxënësit e Manastirit në Tiranë, takojnë kryeministrin Rama

Ambasadori Meidani dërgon nxënësit e Manastirit në Tiranë, takojnë kryeministrin Rama

Të ngjajshme

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Reperi Mossi është paraqitur sot para Gjykatës lidhur me...

Kurti s’pranon të flasë për zhvillimet e fundit politike në Prekaz

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nuk ka...

Kurti pyetet për situatën politike: Ju flas nga Prishtina

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme...

VMRO-DPMNE: Sa para kanë marrë Zaevi dhe Filipçe për ndryshimin e emrit

“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të...

Në një atmosferë të mbushur me krenari dhe dashuri për gjuhën dhe kulturën shqiptare, një grup fëmijësh nga Biblioteka “Linkest” në Manastir patën mundësinë të zhvillojnë një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Fëmijët e Manastrit deri në kryeministri mbëritën më mbështetjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, shkruan Gazeta Express.

Ky moment simbolik dëshmoi edhe një herë se gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar jetojnë dhe forcohen përmes brezave të rinj, kudo që ata ndodhen.

“Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 🇦🇱

Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre.

Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit 🦅🇦🇱” ka shkruar Meidani në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz