BallinaLajmeAmbasadori kosovar në Hagë, organizon pritje për ish komandantin Sami Lushtaku

Ambasadori kosovar në Hagë, organizon pritje për ish komandantin Sami Lushtaku

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka i cili po shoqëron ish komandantin e UÇK-së, Sami Lushtaku, gjatë qëndrimit të tij në Hagë për intervistim nga zyret e Prokurorisë Speciale, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për pritjen që iu është bërë Lushtakut nga Ambasadorit kosovar në Holandë, Lirim Greiçevcit.

“Ambasadori ynë në Holandë, së bashku me stafin e tij, priti Gjeneralin Sami Lushtaku së bashku me deputetët e Kosovës, Milaim Zeka, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku”, ka shkruar Zeka, përcjell Ballkani.info.

Ndër të tjerash, Zeka ka bërë të ditur se në Hagë ka arritur edhe Driton Lajçi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, deputeti Zeka ka njoftuar edhe për arritjen e ish komandantit Lushtaku në Hagë së bashku me ekipin e tij.

Lushtaku pritet të intervistohet nesër nga zyret e Prokurorisë Speciale, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se në çfarë cilësie do të intervistohet. /Ballkani.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz