BallinaLajmeAmbasadori gjerman i shkon në zyre Isa Mustafës, ky i fundit e...

Ambasadori gjerman i shkon në zyre Isa Mustafës, ky i fundit e njofton për marrëveshjen me VV-në

Të ngjajshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, shkruan GazetaBlic.

Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.

LDK përmes komunikatës pëmedia tregon se Mustafa e njoftoi Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.

Heldt falënderoi Mustafën për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz