back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeAmbasadori britanik takon Kryetarin e Kushtetueses: Vendimet duhet të zbatohen nga liderët...

Ambasadori britanik takon Kryetarin e Kushtetueses: Vendimet duhet të zbatohen nga liderët politikë për t’i dhënë fund ngërçit politik

Të ngjajshme

U raportua se ora e tij ishte falso, reagon Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik  ditëve të fundit ka qenë...

Dy minuta vonesë i kushtuan shumë Rashfordit të Barcelona

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford u la në stol nga...

Memli Krasniqi: Me Jona Arifin kryetare, e ardhmja e Kamenicës është ma e mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, në një takim që ai e cilësoi të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hargreaves theksoi pritshmërinë e Mbretërisë së Bashkuar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Kuvendit të Kosovës të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë, transmeton lajmi.net.

“Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë, në mënyrë që të përfundojë ngërçi që e ka mbajtur Kosovën të bllokuar për shumë kohë. Kështu, Kuvendi dhe një qeveri e re do të mund të fillojnë punën në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ambasadori.

Ai shtoi se puna e Gjykatës është thelbësore për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës dhe se pavarësia e saj është thelbësore për funksionimin e saj.

Ky mesazh vjen në kohën kur vendi ndodhet në një situatë politike të tensionuar, me përplasje institucionale për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz