back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeAmbasadori britanik mirëpret zgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit: Kompromisi...

Ambasadori britanik mirëpret zgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit: Kompromisi politik është i mundur kur ekziston vullneti

Të ngjajshme

As Nenad Rashiq nuk merr votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit

Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk ka arritur...

Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit – kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale. Në...

Lista Serbe lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

ista Serbe lëshoi sallën e Kuvendit të Kosovës. Më parë,...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm përpara drejt zhbllokimit të institucioneve.

Përmes një postimi, ambasadori britanik ka vlerësuar kompromisin politik të arritur mes partive për të zgjedhur kryeparlamentarin, duke theksuar se kjo dëshmon se marrëveshja është e mundur kur ekziston vullneti politik, transmeton lajmi.net

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur, nëse ekziston vullneti,” ka shkruar Hargreaves.

Ai gjithashtu ka inxhiruar partitë politike në Kosovë që të ndërmarrin hapat e radhës sa më shpejt, për të përmbyllur konstituimin e plotë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

“Nxis partitë e Kosovës që të ndërmarrin hapat e ardhshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re,” ka përfunduar ambasadori britanik./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz