Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova është shtet sovran

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, tha se qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran”, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur.
Siç raportojnë mediat serbe, ambasadori amerikan kështu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qeverinë e Serbisë, se “sa ka shpresë për paqe, kur vazhdimisht bëhet presion mbi Serbinë për bisedime me të ashtuquajturën Qeveri e Kosovës, në të cilën gjysma prej tyre kanë dosje kriminale ose ndiqen penalisht.
“Nuk është e ‘ashtuquajtura Qeveri e Kosovës’, por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës dhe kemi kontakte me ta si me përfaqësuesit e ndonjë shteti tjetër në rajon”, tha diplomati amerikan, përcjell Telegrafi.
Lexo edheEkskluzive: Ky është momenti i arrestimit të plaçkitësve (FOTO)
Scott ka thënë se stabiliteti në rajon mund të jetë më ivmirë, por ka progres dhe një nga elementet kryesore është pikërisht zhvillimi ekonomik.
Ambasadori i SHBA-së në Qeverinë e Serbisë mori pjesë në nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit me kompaninë amerikane Bechtel, për ndërtimin e Korridorit Morava./Telegrafi/














