BallinaLajmeKosovëAmbasadori amerikan: Askush s’është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Ambasadori amerikan: Askush s’është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur edhe për çështjen e asociacionit duke deklaruar se çka kjo do të ishte çështje për qeverinë e Kosovës.

“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, ka deklaruar ambasadori  amerikan në RTK.

Po ashtu, më parë ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti dhe faktet në terren flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier për televizionin publik të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz