back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeAmbasada gjermane: Dy vite pas sulmit në Banjskë, ende nuk ka drejtësi...

Ambasada gjermane: Dy vite pas sulmit në Banjskë, ende nuk ka drejtësi – kjo pandëshkueshmëri është e papranueshme

Të ngjajshme

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike

Gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë...

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar...

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...
- Advertisement -

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar në përvjetorin e dytë të sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Përmes një deklarate publike, ambasada shpreh shqetësimin për mungesën e drejtësisë, dy vite pas ngjarjes, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

“Kanë kaluar dy vite që nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë dhe megjithatë, udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit, Milan Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi,” thuhet në reagimin zyrtar.

Ambasada kujton edhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe nënvizon se, pavarësisht premtimeve të shumta për vënien e autorëve para drejtësisë, asnjë përgjegjës nuk është ndëshkuar deri më sot.

“Kjo pandëshkueshmëri e qartë është e papranueshme. Është e domosdoshme që drejtësia dhe llogaridhënia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejme,” thekson ambasada.

Sulmi i 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit u cilësua si një nga incidentet më të rënda të sigurisë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke tronditur jo vetëm vendin, por edhe opinionin ndërkombëtar./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz