back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeAmbasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite po kërkon listat e personave...

Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite po kërkon listat e personave për t’i pajisur me viza emergjente për kthim në vendet e tyre

Të ngjajshme

Shikoni momentin e sulmit në aeroportin e Dubait, në një sekondë u bë kaos i plotë

Kamerat e mbikëqyrjes në Aeroportin e Dubait kanë filmuar...

Alba e Fjolla u përplasën në finale? (video)

Duket se mbrëmja e finales së madhe të “BBVK”...

Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publike ftesën për dëshmi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja...

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Mbretërisë, me qëllim largimin e tyre drejt vendeve të origjinës.

Sipas njoftimit, autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë një listë me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të tyre, përfshirë vendin nga vijnë – si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.

Kjo procedurë synon që shtetasit në fjalë të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, në mënyrë që të mundësohet tranziti dhe kthimi i tyre në vendet përkatëse.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në këto vende dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike për procedura të mëtejshme.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz