Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ofron strehim të përkohshëm për të prekurit nga tërmeti, vend me 800 shtretër
03
Lexo edheNuk ndalen drenicasit, tjera ndihma nisen sonte për në Durrës (FOTO)
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren si strehim i përkohshëm për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri.
Në këtë park ka vend për 800 shtretër dhe janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’i pritur të gjithë ata që kërkojnë strehim në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Republika e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane Prishtinë, GIZ Kosova dhe komunën e Prizrenit, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për sigurimin e strehimit, kujdesit shëndetësor bazë dhe ushqimit në vendin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit. Deri në 800 shtretër dhe salla pritjeje janë në dispozicion për ata që u preken nga katastrofa e tërmetit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kontaktuar menjëherë autoritetet publike përkatëse në Shqipëri për hapa të mëtejshëm drejt zbatimit”, ka shkruar Ambasada.

Lexo edheNuk ndalen drenicasit, tjera ndihma nisen sonte për në Durrës (FOTO)