BallinaLajmeAmbasada e Gjermanisë në Kosovë jep lajmin e mirë: Mund të bëni...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë jep lajmin e mirë: Mund të bëni terminet për vizat

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Ambasada gjermane njofton se ata që kanë marrë dy doza të vaksinës COVID-19 nga tani e tutje mund të udhëtojnë në Gjermani.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë bërë të ditur se nga tani mund të bëhen përsëri terminet për vizat Shengen në ambasadën në Prishtinë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se ata që duan të udhëtojnë për në Gjermani, do të duhet të kenë dëshmi për vaksinim.

“Nga 4 korriku 2021, qeveria federale ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për individët me banim në Kosovë. Udhëtimi në Gjermani nga banorët e Kosovës do të lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit nga kjo datë nëse është e nevojshme, por kërkohet një vizë e vlefshme. Nga tani e tutje, terminet për vizat Shengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë. ·Testimi, prova e rekreacionit ose prova e vaksinimit kërkohet gjatë hyrjes ”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

Ambasada Gjermane bëri të ditur se kërkesat aktuale tejkalojnë kapacitetet e tyre, por po përpiqen të ofrojnë sa më shumë takime që është e mundur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz