BallinaAmbasada Britanike: Jemi të zhgënjyer nga dhuna e opozitës

Ambasada Britanike: Jemi të zhgënjyer nga dhuna e opozitës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka postuar një Facebook një status në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht.

Nëpërmes këtij statusi Ambasada e Britanisë shpreh kënaqësinë që projektligji për buxhetin u lexua në Kuvend por njëkohësisht shprehet e zhgënjyer me dhunës e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Lexoni statusin e Ambasadës së Britanisë së Madhe:

Sot u mblodh seanca e Kuvendit për leximin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës. Ne jemi të kënaqur që deputetët patën mundësi të diskutojnë këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit dhe të vënë në dukje edhe shumë detyra tjera që duhet të ndërmirren në Kuvend. Por, ne jemi të zhgënjyer nga përdorimi i përsëritur i dhunës nga ana e opozitës për të ndërprerë funksionimin e Kuvendit. Është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës që procesi legjislativ të jetë në gjendje të vazhdojë punën i papenguar dhe ne i bëjmë përsëri thirrje opozitës të heqë dorë nga dhuna dhe të respektojë institucionin e Kuvendit .