BallinaLajmeAmbasada Amerikane kritikon fuqishëm shpenzimet e Qeverisë aktuale, shpreson një politikë tjetër...

Ambasada Amerikane kritikon fuqishëm shpenzimet e Qeverisë aktuale, shpreson një politikë tjetër nga Qeveria në ardhje

Të ngjajshme

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kritikuar majft shumë Qeverinë Haradinaj për shpenzimet që i ka prej që është bërë kryeministër Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka pyetur se Qeveria e Re a do të tërheqë tendencën për shpenzime të pamatura dhe emërimeve pa merita.

Po ashtu, në njoftim është shtruar pyetja se a do ta vendos Qeveria në ardhje Kosovën drejtë qeverisës së përgjegjësisë.

“A do të tërheqë qeveria e re tendencën e shpenzimeve të pamatur, emërimeve pa merita dhe praktika të tjera korruptive për të vendosur #Kosovo në një rrugë drejt qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale? Ora po shënon për të zbuluar. #RuleOfLaëInKosovo”, thuhet në postim.

Ndryshe, Qeveria e kaluar ka për t’u mbajtur mend si Qeveria me më së shumti ministri , 21 sosh, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz