Vinicius Junior po kalon një fillim sezon jo të mirë te Real Madridi.
Sulmuesi brazilian nuk është në formë të mirë gjë që ka ndikuar edhe në vendin e titullarit në skemën e trajnerit Xabi Alonso, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçari në asnjë ndeshje deri tani nuk ka zhvilluar 90 minuta të plotë, disa herë është lënë në stol e disa herë është zëvendësuar para fundit të ndeshjes.
E për këtë situatë ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili ka thënë se ende nuk ka folur për këtë çeshtje me Vinicius, pasi nuk ishte koha e duhur.
“Vinicius? Dje nuk ishte koha për të folur me të, por sot ai dukej më pozitiv dhe më i buzëqeshur.
Kam folur me të, jo shumë, kemi bërë disa ushtrime individuale. Do të shohim nesër.
Unë mendoj se Vini Jr. është i madh. Pas natës tjetër ai ishte ende i prekur por dje ishte në shpirt të madh, ai ishte më i lumtur, ai ka qëndrim të shkëlqyeshëm, ne punuam mirë. Ai bëri shumë mirë në stërvitje.”, ka deklaruar Alonso./IndeksOnline/