back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportAlonso e përkrahë ‘ankesën’ e Realit, flet edhe për ndeshjen ndaj Marseillet

Alonso e përkrahë ‘ankesën’ e Realit, flet edhe për ndeshjen ndaj Marseillet

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Në prag të debutimit të shumëpritur në Champions League kundër Olympique de Marseille, Xabi Alonso nuk i shmangu pyetjet për ankesën zyrtare të Real Madridit në FIFA lidhur me gjykimin.

Trajneri i “Merengues” ishte i qartë: ai mbështet klubin dhe e konsideron mbrojtjen e interesave të tij si diçka “legjitime”.

“Përderisa klubi mbron atë që e konsideron të drejtë, mendoj se është në rregull. Nuk është diçka e rastësishme, është e drejta jonë,” tha strategu në konferencë për shtyp.

Megjithatë, ai u shpreh i vendosur për ta lënë pas këtë episod: “E kam thënë mendimin tim në atë kohë, tani është koha të shikojmë përpara, drejt Champions League”.

Çështja mori hov pas pezullimit të diskutueshëm të Dean Huijsen në ndeshjen kundër Real Sociedad, vendim që Alonso e protestoi nga pankina duke argumentuar se lojtari nuk ishte “njeriu i fundit”.

“Ishte rezultat i tensionit të ndeshjes. Nuk dua që kjo të jetë tema e vetme e bisedës,” theksoi ai, duke kërkuar ta mbyllë kapitullin.

Trajneri nguli këmbë se skuadra duhet të mendojë përpara: “Çfarë ndodhi në Anoeta është diskutuar mjaftueshëm. Ne po mendojmë për atë që na pret, dhe nesër kemi një sfidë të rëndësishme”.

Përtej polemikës, Alonso shfaqi emocion për nisjen e Champions League: “Të luash në ‘Bernabéu’ është gjithmonë diçka speciale. Tifozët janë të etur për të bërë hapa përpara dhe për t’u rritur. Marseille është kundërshtar i fortë, por shpresojmë të nisim mirë,” tha ai.

Ai foli edhe për gjendjen e disa lojtarëve kyç.

Për Viníciusin, shpjegoi se zëvendësimi i tij në ndeshjen e fundit ishte taktik: “Ka energji të nisë që nesër”.

Ndërsa për Mbappén shtoi: “Ai është pa dyshim lider, si për nga personaliteti ashtu edhe për ndikimin që ka mbi pjesën tjetër të ekipit.”

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Carlo Ancelotti, Alonso zgjodhi të qetësojë debatin mbi gjyqtarët dhe të fokusohet te e ardhmja e afërt: “Nuk ndihem as më i qetë e as më i shqetësuar për arbitrimin evropian. Nuk kam asnjë merak, as për nesër e as për ndeshjen e radhës në kampionat”.

Me këtë mesazh, Xabi Alonso kërkon të rikthejë qetësinë brenda kampit madrilen dhe të përqendrojë gjithë vëmendjen te sfida evropiane që i pret. Real Madridi duhet të lërë pas polemikat dhe të përqendrohet te objektivi kryesor: ngritja sërish e trofeut të Champions League.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz