HomeLajmeAleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet Kryetar Nderi

Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet Kryetar Nderi

Të ngjajshme

Fabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial

Ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Rrahmani sot zhvilloi ndeshjen e 200-të me Napolin

Sot ishte ditë speciale për Rrahmanin, luajti ndeshjen e...

Javë e nxehtë po vjen, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë

Java parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku...

Gjatë punimeve të Kuvendit të X-të Zgjedhor të Aleancës, pas përmbylljes së pjesës solemne, delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, Ardian Gjini, ku nga 461 delegatë, 453 votuan për, 2 kundër, 1 abstenoi dhe 5 vota ishin të pavlefshme.

AAK ka njoftuar se delegatët e Kuvendit kanë aprovuar ndryshimet statutare, përfshirë ndryshimin e emrit të partisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “Aleanca”, zgjedhjen e Kryetarit të Nderit, z. Ramush Haradinaj, si dhe Këshillin e Nderit.

Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm, me përbërje prej 106 anëtarësh. Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohet edhe Kryesia e re pas konstituimit, si dhe përfaqësuesit nga diaspora që kanë marrë më së shumti vota në Kuvend.

“Me sot, Aleanca e përmbyll me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, i nisur më 12 shkurt. Ky proces dëshmoi organizimin, unitetin dhe përkushtimin e strukturave tona në çdo nivel. Falënderojmë të gjitha strukturat, delegatët dhe anëtarët që dhanë kontributin e tyre gjatë këtij procesi.. Suksese kryetarit të ri, Ardian Gjini, dhe të gjithë të zgjedhurve në përgjegjësitë e reja, në shërbim të forcimit të Aleancës dhe angazhimit për Kosovën”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz