Aleanca mban mbledhjen e Këshillit, votohet Ardian Gjini për bartës të listës dhe kandidatët për deputetë
dp

Lexo edheHamza: Është bërë trend të ketë nominime për kryeministër, kjo pozitë mund të varet nga ndonjë marrëveshje politike pas zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë, në të cilën janë marrë vendime të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të subjektit tonë.
Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit nderuan me një minutë heshtje kujtimin për kolegun tonë, Rifat Stojkaj, i cili ndërroi jetë sot.
Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo listë reflekton unitetin e Aleancës, duke gërshetuar përvojën politike me prurjet e reja profesionale, me synimin e vetëm: shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses.
Gjatë mbledhjes, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Këshillit diskutuan edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lexo edheHamza: Është bërë trend të ketë nominime për kryeministër, kjo pozitë mund të varet nga ndonjë marrëveshje politike pas zgjedhje
Aleanca hyn në këtë proces zgjedhor me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe integrimet euro-atlantike.
AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit.