BallinaLajmeAlbulena Haxhiu thotë se është dashur që marrëveshjet e PAN’it me Serbinë...

Albulena Haxhiu thotë se është dashur që marrëveshjet e PAN’it me Serbinë të dërgohen në PZAP

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të “eksponentëve të PAN’it” që po mbrojnë vendimin e PZAP’së për të mos numëruar votat e ardhura nga Serbia.

“Po i shoh deklaratat e disa eksponentëve politikë të PAN-it. Po shfryjnë sa po munden në mbrojtje të vendimit të PZAP duke aluduar se po mbrojnë Republikën”, thotë ajo në një reagim drejtuar Memli Krasniqit, Bilall Sherifit dhe disa liderëve tjerë të ish-koalicionit PAN të cilët reaguan ndaj ankesës së VV’së në Gjykatën Supreme.

Ajo e lidh këtë vendim të PZAP’së me marrëveshjet e lidhura të qeverisë me Serbinë gjatë këtyre viteve të fundit.

“S’e kemi ditur më herët t’i kishim ankuar marrëveshjet antishtetërore që i bën këta me Serbinë këto 7 vite, në PZAP”, thotë ajo.

Ndryshe vlen të përmendet se për mosnumërimin e votave nga Serbia nuk ka reaguar fare Lista Serbe pasi që ajo nuk prekej nga ky vendim. Nga ky vendim preken partitë fituese shqiptare të zgjedhjeve, e më së shumti VV’ja e cila do të humbiste 3 deputetë. E koalicioni Nisma-AKR-PD kalon pragun dhe futet në Kuvend. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz