BallinaLajmeAlbulena Haxhiu e Aleksander Lumezi diskutojnë për rastin Dehari, kërkohet riangazhimi i...

Albulena Haxhiu e Aleksander Lumezi diskutojnë për rastin Dehari, kërkohet riangazhimi i Institutit zviceran

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin. Gjatë këtij takimi është diskutuar për luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave dhe rastin Dehari, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MD’ja ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Haxhiu ka theksuar edhe një herë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është faktor kyq në zhvillimin ekonomik dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Luftimi dhe konfisikimi i pasurisë së paligjshme duhet të jetë prioritet i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim eshtë folur edhe për rastin Dehari.

“Ministrja Haxhiu po ashtu theksoi nevojën e riangazhimit të Institutit zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz