BallinaSportAlbion Ajeti shënon në triumfin dramatik të Baselit kundër Sionit në Kupën...

Albion Ajeti shënon në triumfin dramatik të Baselit kundër Sionit në Kupën e Zvicrës

Të ngjajshme

Real – Bayern, zbulohen formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Bayern Munichu janë përcaktuar për formacionet...

Pitarch thyen rekordin e Raul Gonzalez

Mesfushori i Real Madrid, Thiago Pitarch do të hyjë...

Vdes trajneri i njohur, Mircea Lucescu

Trajneri i njohur, Mircea Lucescu ka ndërruar jetë, në...

Kërcënimi i Trumpit me shkatërrim të civilizimit iranian, deklarohet zëdhënësja e Qeverisë së Iranit

Zëdhënësja qeveritare e Iranit, Fatemeh Mohajerani, i tha agjencisë...

Albion Ajeti ka shënuar në rikthimin dramatik 4:2 të Baselit në çerekfinale të Kupës së Zvicrës kundër Sionit, duke i ndihmuar skuadrës së tij të kalojë në gjysmëfinale të mërkurën .

Sulmuesi shqiptar, i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, erdhi nga stoli për t’u siguruar që skuadra e tij Basel ta bëjë një rikthim sensacional dhe ta sigurojë kohën shtesë për ta garantuar një vend në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

Sioni shënoi dy gola të shpejtë në minutat 71 dhe 79 përmes Morgado dhe Grafic në Stade de Tourbillon, duke krijuar përshtypje se e kishte siguruar gjysmëfinalen.

Megjithatë, Ajeti, i cili u fut në lojë nga stoli në minutën e 32-të, e riktheu skuadrën mysafire në lojë duke shënuar tetë minuta para fundit.

Baseli fitoi penallti në fund të kohës së rregullt, dhe barazoi përmes Zuffit, duke e dërguar lojën në kohën shtesë prej 30 minutave.

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ishte në stol por nuk u aktivizua fare në këtë takim, ndërkohë që mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka luajti titullar.

Vladimir Stocker shokoi vendasit duke realizuar dy gola në kohën shtesë dhe rrjedhimisht i siguroi një vend në gjysmëfinale Baselit. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz